Close
(0) produkte
Shporta e blerjeve nuk ka ende asnjë produkt!
Kategoritë
    Filters
    Gjuha / Valuta
    Kërko

    Kushtet e Përdorimit

    1. Hyrje

    Termat dhe kushtet e përgjithshme të mëposhtme përcaktojnë dhe rregullojnë marrëdhënien ndërmjet “Përdoruesit” dhe kompanisë “Easy Albania” shpk. Për çdo blerje apo shitje përmes platformës Easy Albania, çdo përdorues pranon automatikisht pa rezervë termat dhe kushtet e përgjithshme të përcaktuara. Easy Albania rezervon të drejtën për të ndryshuar kushtet e përdorimit dhe termat e përgjithshme në çdo moment. Përdoruesit do të njoftohen për çdo ndryshim në platformë në komandën “Termat dhe Kushtet”. Është përgjegjësi e përdoruesit
    t’i lexojë përditësimet në mënyrë të vazhdueshme.


    2. Për produktet dhe shërbimet

    Çdo informacion në lidhje me përshkrimet e produkteve dhe shërbimeve, imazhet, karakteristikat e tyre dhe çmimet është i saktë dhe i qartë. Easy Albania nuk mban përgjegjësi për ndonjë gabim në informacionin e dhënë.


    3. Çmimet
    Çmimet për produktet janë të paraqitura në lekë (ALL), euro (EUR) dhe dollar amerikan (USD). Në çmim nuk përfshihen kostot e transportit për produktet. Tarifat e Transportit janë të publikuara në faqen tonë dhe ju jepen në momentin që konfirmoni blerjet.


    4. Mënyra e pagesës dhe siguria

    Përdoruesi për porositë e bëra mund të kryej pagesën me:
    - Lekë në dorë (Cash), Ju mund të bëni pagesën cash në momentin që tërhiqni produktin;
    - Kartë bankare debiti ose krediti, Ju mund të përdorni kartat bankare si Visa, Visa Electron, MasterCard, Maestro, MasterCard Electronic të lëshuara nga çdo bankë;
    - Pagesë me PayPal.
    Easy Albania mbron të dhënat bankare të përdoruesit duke përdorur programe kompjuterike me standartet më të
    fundit të sigurisë.


    5. E drejta e autorit dhe pronësia intelektuale

    Përmbajtja e faqes së webit dhe aplikacionit, dizenjot, teksti, grafika, udhëzimet dhe rregullat jane pronë e Easy Albania dhe janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, patenta dhe marka tregtare. Ju mund të bëni kopje dhe te printoni pjesë vetëm për qëllim blerjen. Çdo përdorim tjetër i materialeve pa lejen paraprake me shkrim nga Easy Albania është i ndaluar dhe dënohet me ligj.


    6. Ligji i zbatueshëm dhe juridiksioni

    Kushtet dhe termat e përgjithshme rregullohen dhe interpretohen bazuar në legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë. Për çdo mosmarrëveshje mes palëve do t’u drejtohemi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


    7. Detyrimet

    Me regjistrimin dhe perdorimin e kësaj faqeje ju nënkuptoni qe jeni dakort me kushtet tona dhe i pranoni ato në momentin që bëni një blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojmë dhe t'i përmbahemi çdo premtimi dhe shërbimi që publikojmë. Për çdo problem të mundshëm ose paqartesi, jeni të lutur të na kontaktoni me mënyrat e kontaktit që gjeni bashkangjitur në faqen e web-it ose në aplikacion.