Close
(0) produkte
Shporta e blerjeve nuk ka ende asnjë produkt!
Kategoritë
    Filters
    Gjuha / Valuta
    Kërko

    Politika e Privatësisë

    Easy Albania si një platformë e-commerce, i jep një rëndësi të veçantë mbrojtjes dhe respektimit të privatësisë dhe të të dhënave personale të përdoruesve të saj, në kuadër të Ligjit Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

    Kur flasim për platformë, i referohemi faqes sonë në internet www.easyalbania.com dhe aplikacionit Easy Albania.

    Të dhënat personale të kërkuara janë ato të domosdoshme për të mundësuar ofrimin e shërbimit të kërkuar, pra këto të dhëna përdoren për të kryer blerjen dhe për të bërë dërgimin e porosive.

    Përdorimi i të dhënave personale bëhet me qëllim menaxhimin e blerjeve dhe shitjeve, regjistrimin si përdorues (shitës apo blerës), për të marrë informacion në lidhje me porositë e kryera, për të përmirësuar cilësinë e shërbimit duke ju përgjigjur kërkesave dhe pyetjeve të përdoruesve, për komunikimin e ofertave promocionale, për të analizuar përdorimin dhe shkallën e kënaqësisë së përdoruesve.

    Përdorimi i të dhënave të përdoruesve bëhet për aq kohë sa ato do të jenë të regjistruar në platformë.

    Të dhënat personale mund t’i komunikohen partnerëve të Easy Albania, me pëlqimin paraprak te përdoruesve.

    Në përputhje me kuadrin ligjor, klienti ka të drejtën e aksesit, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre duke u drejtuar me shkrim në adresën e emailit:info@easyalbania.com.

    Cookies janë skedarë të vegjël që përmbajnë informacione të ruajtura në shfletuesin e kompjuterit tuaj gjatë shfletimit të faqes së internetit dhe mund të hiqen në çdo kohë. Ne përdorim cookies për funksionimin më të mirë të mundshëm të faqes.

    Easy Albania mund të ndryshojë informacionin e përfshirë në këtë Politikë të Privatësisë kur e konsideron të përshtatshme. Nëse ndryshimi është i një niveli të rëndësishëm për privatësinë tuaj, do të njoftoheni nëpërmjet platformës në mënyrë që të mund t’i rishikoni dhe vlerësoni ndryshimet në fjalë.

    Duke përdorur platformën Easy Albania, ju bini dakort me citimet e mësipërme.