Easy Albania - #EasyBuy #EasyGet!. Si të krijoni llogarinë tuaj të shitësit
Close
(0) produkte
Shporta e blerjeve nuk ka ende asnjë produkt!
Kategoritë
    Filters
    Gjuha / Valuta
    Kërko

    Si të krijoni llogarinë tuaj të shitësit

    Çdo biznes që ofron produkte ose shërbime për shitje ka mundësinë të krijojë llogarinë e tij të shitësit në platformen e-commerce të Easy Albania. Mjafton të ndiqni hapat e ilustruara më poshtë për të filluar dhe ju shitjen online!

    1. Regjistrimi i klient i thjesht

    Si fillim ju duhet të regjistroheni në Easy Albania si klient i thjeshtë. Kjo për arsye se vetëm pasi keni krijuar një llogari përdoruesi të rregullt, keni mundësinë më pas të aplikoni për të krijuar llogari si shitës. Për t'u regjistruar klikoni në pjesën e sipërme, në të djathtë të faqës Easy Albania ku thotë  "Llogaria ime". Më pas, në menunë e re që shfaqet klikoni "Regjistrohuni" në të njejtën mënyrën siç tregohet në figurën më poshtë.

    Hapi 1 - Regjistrimi si klient i thjesht në platformën e Easy Albania

    2. Plotësimi i të dhënave për regjistrimin në platformë

    Në hapin e dytë pasi keni klikuar "Regjistrohuni" shfaqet faqja e re, ku duhet të plotësoni të dhënat tuaja për t'u regjistuar. Ashtu si në figurën e mëposhtme, plotësoni të dhënat tuaja sipas fushave përkatese (fushat e domosdoshme janë të shenuara me "*") dhe në fund konfirmoni ose jo nëse dëshironi të merrni emaile nga buletini informativ i Easy Albania dhe në fund klikoni butonin "Regjistrohuni".

    3. Regjistrimi juaj ka përfunduar me sukses

    Pasi të keni plotësuar të gjitha të dhënat e kërkuara dhe të keni klikuar mbi butonin "Regjistrohuni" do të shfaqet mesazhi "Regjistrimi juaj ka përfunduar me sukses. Sapo ju është dërguar një email që përmban udhëzime për aktivizimin e anëtarësimit." Në këtë moment ju duhet të keni marrë në inbox të adresës tuaj një email nga Easy Albania me një link për aktivizimin e llogarisë.

    Pasi të klikoni linkun për aktivizim e llogarisë do të ridrejtoheni në faqen e Easy Albania ku do të shfaqet mesazhi "Llogaria juaj është aktivizuar" si në figurën më poshtë.

    4. Hyrja në llogarinë tuaj të re

    Ju tani keni mundësinë të hyni / logoheni në llogarinë tuaj të re. Për të hyr në llogarinë tuaj klikoni në "Llogaria ime" dhe në menunë e re që do të shfaqet klikoni "Hyr". Në dritaren pop-up që do të shfaqet si në figurën më poshtë vendosni adresen e emailit me të cilën krijuat llogarinë në hapin 3 si dhe fjalëkalimin tuaj dhe klikoni në fund butonin "Hyr".

    5. Llogaria juaj - Informacioni i klientit

    Pasi të jeni loguar ju mund të aksesoni llogarinë tuaj duke klikuar mbi "Llogarima ime" dhe te menuja e re që do të shfaqet klikoni tek emri i juaj (me të cilin jeni regjistuar në fillim). Më pas do të shfaqet një faqe të re me emërtimin "Llogaria ime - Informacioni i klientit". Në këtë faqe ju mund të shikoni dhe të ndryshoni nëse dëshironi të dhënat tuaj si dhe të shikoni porositë tuaja, të ndryshoni fjalëkalimin, reviews që keni shkruar për produkte të ndryshme, pikët e shpërblyera etj.

    6. Krijimi i llogarisë së shitësit

    Duke qënë i loguar në llogarinë tuaj, shkoni në pjesën fundore të platformës web të Easy Albania dhe gjeni shtyllen e titulluar "Llogaria Ime", aty klikoni në "Krijo llogarinë tënde të shitësit".

    Pasi të klikoni do të shfaqet faqja e emërtuar "Krijo llogarinë tënde të shitësit". Plotësoni të dhënat e kërkuara si dhe jepni përshkrimin e dyqanin tuaj. Nëse keni një logo të dyqanit ngarkojeni atë në hapsirën "Foto". Sigurohuni që logo të jetë në formatin “transparent png extension” si në figurën më poshtë.

    Pasi të keni plotësuar të gjitha të dhënat ju do të ridrejtoheni në një faqe të ku do të ju shfaqet mesazhi "Kërkesa juaj është dërguar me sukses. Ne do t'ju kontaktojmë së shpejti". Në këtë moment kërkesa juaj është dërguar dhe një menaxher i llogarisë nga Easy Albania do të ju kontaktojë për të konfirmuar të dhënat si dhe për t'ju ardhur në ndihmë për çdo pyetje ose kërkesë që keni.

    Mirëseerdhet në Easy Albania!

    Lini komentin tuaj