Easy Albania - #EasyBuy #EasyGet!. Transporti & Kthimet
Close
(0) produkte
Shporta e blerjeve nuk ka ende asnjë produkt!
Kategoritë
    Filters
    Gjuha / Valuta
    Kërko

    Transporti & Kthimet

    Porositë

    Blerjet e kryera para orës 14:00 gjatë ditëve zyrtare të punës do të përpunohen brenda 2 orëve dhe do dërgohen brënda 4 orëve nga moment i porosisë në qytetet e Tiranës, Durrësit si rrethet e tjera të Tiranës ndërsa për qytetet e tjera porositë proçesohen ditën e nesërme.

    Për qytetet e tjera me largësi më të madhe se 100KM-120KM ju do të kontaktoheni nga shërbimi i kientit për konfirmin e porosisë.

    Porositë e kryera gjatë fundjavave ose ditëve zyrtare të festive do të përpunohen ditën e nesërme të punës.

    Dërgesat

    Porositë vijnë tek ju nepërmjet shërbimeve postare qe Easy Albania bashkëpunon dhe mbërrijnë brënda 1-2 ditëve në Tiranë, dhe 2-5 ditë për qytetet e tjera. Ndërsa për Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi koha e transportit është rreth 7-8 ditë.

    Kostoja e transportit llogaritet gjatë proçesit të blerjes së produktit në varësi të shtetit dhe qytetit ku ndodheni. Ju gjithashtu keni mundësinë të përllogarisni koston e transportit përpara së të konfirmoni porosinë duke shkuar të shporta juaj dhe duke klikuar tek fusha “Llogarit Koston e Transportit”.

    Nëse ndonjë nga artikujt e porosisë tuaj nuk është i disponueshëm për momentin, ne do t’iu kontaktojmë për t’iu kthyer paratë ose për të zëvendësuar artikullin. Nëse do të jetë e nevojshme, do t’iu kërkojmë kohë deri në pajisjen sërish me artikullin e munguar.

    Në rastin që ndonjë nga produktet qe keni porositë nuk ndodhet në gjendje në magazine ju do të njoftoheni nga shërbimi i klientit për t’ju rimbursuar paratë (në rast se keni bërë pagesën me PayPal ose Kartë Krediti) ose për të zëvendësuar produktin me një tjetër. Në varësi të produktit është e mundur që i njejti produkti që nuk ndodhet në stok të vijë përsëri si furnizim dhe ju të vendosni të prisni, por gjithçka do të bëhet duke komunikuar me ju dhe me dëshirën tuaj.

    Marrja e porosisë nga klienti

    Easy Albania nëpërmjet shërbimit të postës së shpejtë do t’ju dorëzojë porosinë në adresën e caktuar gjatë blerjes. Nëse ju nuk jeni të disponueshëm momentin që korrieri do t’ju kontaktojë jeni të lutur të lini një orar tjetër të përshtatshëm në mënyrë që porosia të mos kthehet mbrapa.

    Në raste problemi me porositë

    Easy Albania në fokusin e saj primar ka që të ofrojë një eksperiencë sa më të mire për klientët e saj që blejnë online. Për këtë arsye për çdo problem ose paqartësi për produktet ose për menyrën e blerjeve dhe pagesave online jeni të lutur të kontaktoni Shërbimin e Klientit në numrat e telefonit dhe emailit sim ë poshtë:

    Telefon: +355 69 220 1190
    Email: info@easyalbania.com

    Shërbimi i klientit
    Kur ju të kontaktoni shërbimin e klientit duke telefonuar ose dërguar email, jeni të lutur të paraqisni të dhënat e nevojshme si më poshtë për të bërë të mundur zgjidhjen sa më të shpejt të problemit tuaj:
    1.    Emrin dhe mbiemri.
    2.    Data e blerjes së produktit/eve.
    3.    Kodi i porosisë (vjen në adresën tuaj të emailt sapo ju të kryeni porosinë në Easy Albania).
    4.    Përshkrim e problemit që ka lindur në lidhje me porosinë.

    Në rastin që kontaktoni nepërmjet e-mailit, Shërbimi i Klientit i Easy Albania do t’iu kontaktojë sapo të zgjidhë problemin tuaj.

    Në rastin që na kontaktoni nëpërmjet telefonit, ju do të flisni me një përfaqësues të ekipit të Shërbimit të Klientit.