Close
(0) produkte
Shporta e blerjeve nuk ka ende asnjë produkt!
Të gjitha kategoritë
    Filters
    Gjuha / Valuta
    Kërko

    Dietologe

    Shiko si Rrjeta Listë
    Ndaj sipas
    Ekran per faqe

    Dieta Premium

    20 000 Lekë
    Menu mesdhetare me produktet më cilësore në treg. Çdo vakt përfshin një burim kryesor proteinik si fileto pule, fileto salmoni, fileto koce, fruta deti, biftek viçi, etj, një karbohidrat si quinoa, cous cous, oriz basmati, oriz i zi, patate e ëmbël, legume etj, si dhe perime ose sallatë ose supë. Premium është një menu e larmishme e ndërtuar nga katër javë me vakte të ndryshme e kombinime unike . Është dietë e cila forcon imunitetin, e përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni, për diabetikët, stabilizon kolesterolin në gjak dhe është e përshtatshme për shtatëzani. Mund të aplikohet mbi 18 vjeç.

    Dieta Standart

    1 200 Lekë
    Është një dietë e përshtatshme pë rënie në peshë (ritmi i rënies 3-5 kg në muaj në varësi të metabolizmit tuaj) ose për mirëmbajtje peshe.

    Dieta Ketogjenike

    17 000 Lekë
    Përdoret për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e gjendrës tiroide, për njerëz me probleme nervore (migrenë, depresion, ankth, Parkinson, Alzheimer, etj) si dhe për njerëz me problemet e celiakisë ose të sindromës të zorrës së irrituar. Mund të aplikohet mbi 18 vjeç. Për femrat post partum ose në gjidhënie, duhet të konsultoheni me mjeken tonë për ndjekjen e kësaj diete.

    Dieta Mega Mass

    16 000 Lekë
    Është menuja ideale për shtim në peshë. Çdo vakt përfshin një burim kryesor proteinik si fileto pule, mish viçi, etj, një karbohidrat si oriz basmati, pasta, patate, legume (fasule, thjerreza, etj) si dhe perime të zjera ose të pjekura apo sallata mikse të ndryshme. Porcionet janë me kalori të shtuara të përshtatura për shtim në peshë. Ritmi i shtimit në peshë është 2 – 4 kg në muaj në varësi të metabolizmit.

    Dieta Vegjetariane

    12 000 Lekë
    Menu mesdhetare e cila ndërtohet në bazën e proteinave dhe karbohidrateve bimore. Çdo vakt ka një kombinim të proteinave bimore të derivuara nga legumet ose karbohidratet e ndryshme, fibrave të larta si dhe vitaminave e kripërave minerale nga sallatat ose perimet ose supat. Menuja mund të përmbajë edhe bulmet.

    Dieta Detox Juice

    10 000 Lekë
    Dieta Detox, zgjat 3 deri në 6 ditë dhe ka për qëllim të furnizojë trupin tuaj me perime e fruta të cilat do alkalinizojnë gjakun e do ju ndihmojnë në eleminimin e tepricave të yndyrnave të depozituara në mëlçi e muskuj. Ju do merrni kaloritë tuaja ditore dhe nutrientët përmes lëngjeve të freskëta cold-pressed, sistemi juaj tretës do pësojë një “restart” duke i dhënë kohë për t’u pastruar e për të shëruar veten nga inflamacioni pre-ekzistues.

    Dietologe

    Filter by:

    Clear All
    Min: 1 200 Lekë Max: 20 000 Lekë
    Lekë1200 Lekë20000